Ka lajme të mira nga reperi, MC Krsha.
Vetëm një vit pas lindjes së vajzës së parë të reperit nga Kosova Mc Kresha, duket se familja do të bekohet sërish me një bebe.
Mësohet se Erzina është në pritje të ëmbël për t’u bërë sërish nënë pas pak muajsh.
Gjinia e bebit ende nuk dihet dhe me siguri do të jetë e vështirë per t’u mësuar edhe në muajt në vijim duke qenë se artisti nga Kosova është një ndër personazhët më diskret.
Kresha ka zgjedhur të mbajë një profil të ulët publik sa i përket jetës private dhe fotot me bashkëshorten Erzina dhe vajzën Iza pothuajse mungojnë në llogarinë e tij në instagram.
Në qershor Kresha dhe Erzina festuan ditëlindjen e parë të vajzës së tyre.