Vaksinimi i mësimdhënësve, SBASHK-u e bën këtë hap – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Vaksinimi i mësimdhënësve, SBASHK-u e bën këtë hap

vaksinimi-i-mesimdhenesve,-sbashk-u-e-ben-kete-hap

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK) i ka bërë thirrje Qeverisë që ta ketë prioritet vaksinimin në sektorin e arsimit.

Përmes një deklarate, thuhet se SBASHK-u ka kërkuar takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Në këtë takim do të bashkëbisedonim për gjendjen aktuale në arsim dhe në rrethanat e krijuara nga pandemia dhe për mundësinë që punëtorët arsimorë të jenë të përfshirë në listën prioritare për vaksinim. Këtë kërkesë nuk po e bëjmë që të jemi të privilegjuar, por sektori i arsimit është nga më të prekurit nga COVID-19 dhe prandaj vaksinimi me prioritet i punëtorëve të këtij sektori do të krijonte siguri dhe mundësi reale që viti shkollor të vazhdonte nëpër institucionet arsimore, ashtu si është kërkesë dhe dëshirë e arsyeshme e institucioneve, SBASHK-ut dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi”, thuhet në shkresën drejtuar ministrit Vitia.

SBASHK-u më tej ka falënderuar Qeverinë e Shqipërisë për vullnetin e treguar për t’i vaksinuar punëtorët shëndetësorë dhe ata të arsimit.

“SBASHK-u falënderon Qeverinë shqiptare për vullnetin e treguar dhe pret me të drejtë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit të Kosovës, që të dalin me një deklarim zyrtar dhe me një plan konkret se si do të realizohet aktiviteti i vaksinimit të punëtorëve arsimorë, aktivet ky që nuk do të jetë edhe i lehtë për t’u realizuar, pasi sektori i arsimit ka numër të madh të të punësuarve”, thuhet në deklaratë.

Të ngjajshme

Kurti e Osmani bëjnë homazhe në Likoshan e Qirez: Drejtësi për viktimat

albswiss.com

Besian Mustafa tregon se a do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës nga LDK

albswiss.com

Ambasada amerikane uron Kosovën për Ditën e Kushtetutës

albswiss.com