3.2 C
Geneva
Sunday, January 11, 2026

Vaksionohen 1 748 përsona kundër koronavirusit

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Administrohen 1.748 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë administruar 1.748 doza të vaksinës kundër virusit Covid-19.

Kështu numri total i dozave të administruara ka arritur në 1.602.881.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 848.452 qytetarë, teksa me të dyja dozat janë vaksinuar 754.429 qytetarë.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka vdekur një person dhe janë regjistruar shtatë raste të reja me COVID-19.

Janë shëruar 26 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive është 380.

“Nga 1.324 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.631. Në total numri i rasteve aktive është 380”, thuhet në njoftim.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img