Vedat Muriqi: Kërkoj falje për rastet e humbura, është dashur të shfrytëzoja të paktën njërën

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Muriqi: Kërkoj falje për rastet e humbura, është dashur të shfrytëzoja të paktën njërën.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për medie pas përfundimit të takimit me Suedinë.

Kosova humbi me rezultat 0-3 në ndeshjen e vlefshme për kualifikime të Botërorit 2022.

Muriqi pas lojës kërkoi falje për rastet e humbura, teksa tha se gabimet nuk tolerohen në një ndeshje të tillë.

“Faktikisht filluam lojën, s’po dua të them me gabime personale, por kur luan me këso kundërshtar këto gjysmë gabime nuk falen. Janë superyjet e botës. Filluam lojën me 0-1 disavantazh. Humba raste. Sulmuesit humbin, por në këso loje është dashur të shfrytëzoja të paktën njërën. Tani mund të flasim dicka tjetër, por mua më vjen keq dhe kërkoj falje për rastet e humbura”, tha ai.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img