Veton Berisha: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për orkestrimin e votave nga “Romani Iniciativa” – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Veton Berisha: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për orkestrimin e votave nga “Romani Iniciativa”

veton-berisha:-do-t’i-drejtohemi-gjykates-kushtetuese-per-orkestrimin-e-votave-nga-“romani-iniciativa”

Berisha: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për orkestrimin e votave nga “Romani Iniciativa”.

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se partia e tij do të deponojë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese, sipas tij, për të dëshmuar se partia Romani Iniciativa është e ndikuar nga ata që s’e njohin Kosovën shtet të pavarur dhe sovran

Në një komunikatë dërguar mediave, Berisha deklaron se po i bëhen padrejtësi komunitetit egjiptian që jeton në Kosovë.

“Ne, ankesën tonë në Gjykatën Kushtetuese do e deponojmë gjatë javës së ardhshme duke e dëshmuar që ne si PLE nuk do të dorëzohemi asnjëherë para padrejtësive që i bëhen komunitetit Egjiptian dhe Kosovës në tërësi!”, ka shkruar Berisha.

Kjo është komunikata e plotë:

Disa javë më parë ne si subjekt politik, Partia Liberale Egjiptiane – PLE, me gjithë forcën tonë intelektuale dhe argumentet tona kushtetuese dhe ligjore tentuam që të argumentojmë para opinionit të gjerë dhe institucioneve të drejtësisë për orkestrimin e votave nga “Romani Iniciativa” e cila mbrëmë e dëshmoi me mos prezencën e deputetit nga radhët e këtij subjekti politik që është e ndikuar dhe është produkt i atyre që nuk e njohin Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur.

Edhe për kundër të gjitha reagimeve të mia , shumë personalitete politike heshtën, po ashtu edhe institucionet e drejtësisë si PZAP dhe Gjykata Supreme e legjitimuan votën e pa vlefshme duke e lejuar që pikërisht ajo votë të vendos për fatin e Kosovës duke e dëmtuar drejtpërdrejtë demokracinë e vendit!

Aq më tepër këto ditë “Romani Iniciativa” u “shpërblye” me një post të zv Ministrit nga Qeveria e Kosovës! Mbesim me shpresën e vetme tek Gjykata Kushtetuese që do e korrigjojë këtë padrejtësi të bërë ndaj nesh dhe Kosovës në përgjithësi.

Ne, ankesën tonë në Gjykatën Kushtetuese do e deponojmë gjatë javës së ardhshme duke e dëshmuar që ne si PLE nuk do të dorëzohemi asnjëherë para padrejtësive që i bëhen komunitetit Egjiptian dhe Kosovës në tërësi!

Të ngjajshme

Mbushen spitalet e Kosovës me pacientë me Covid-19, 30 në gjendje të rëndë

albswiss.com

REKORD I ZI: 12 të vdekur e 975 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

albswiss.com

Matthew Palmer thotë se opozita duhet ta sigurojë kuorumin kur të votohet president i ri

albswiss.com