-5.7 C
Geneva
Wednesday, February 12, 2025

Vidal- Inter, merret vendimi përfundimtar

Vidal nuk do largohet nga Interi.

Mesfushori Arturo Vidal ka siguruar se nuk do largohet nga Inter, pavarësisht që kërkohet nga disa klube të tjera si Marseille, Flamengo dhe Galatasaray.

Kiliani është duke ‘vuajtur’ për minuta, derisa ka humbur pozitën në 11-shen startuese nga Christian Eriksen, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu ka pasur probleme me trajnerin Antonio Conte, duke treguar zemërimin pasi zëvendësohet.

Flitet që klubet si Marseille, Flamengo dhe Galatasaray janë të interesuara të nënshkruajnë me Vidalin.

Mirëpo, sipas ADN Deportes, Vidal ka dërguar mesazh të qartë se nuk largohet pa i skaduar kontrata.

“Arturo nuk do largohet nga Inter derisa t’i skadojë kontrata në qershor të vitit 2022 dhe po ashtu ka mundësi rinovimi”.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img