4.2 C
Geneva
Friday, April 11, 2025

Vijnë reagime nga Beogradi për bazën ushtarake e FSK-së

Baza ushtarake e FSK’së në Mitrovicë , vijnë reagime nga Beogradi.

Komuna Jugore e Mitrovicës ka ndarë një truall për ushtrinë e Kosovës për të ndërtuar një bazë ushtarake në vendin e quajtur “Kodra e Cërrnushës”. Ky vend po konsiderohet si pikë strategjike, meqë shihet qartë e gjithë Mitrovica.

Megjithatë nga Serbia një lëvizje të tillë po e konsiderojnë si provokim për të frikësuar serbët që jetojnë në Kosovë.

Kështu ka thënë profesori serb i Fakultetit të Sigurisë në Beograd, Zoran Dragisiç, shkruan telegraf.rs, transmeton Express.

“Baza e FSK-së në jug të Mitrovicës vazhdon frikësimin, presionin ndaj serbëve dhe provokimet nga Prishtina”, ka thënë ai.

“Unë e perceptoj faktin që baza më e madhe e FSK-së po ndërtohet në Mitrovicë, menjëherë pranë teritorit ku jetojnë shumica e serbëve, si një lloj frikësimi dhe presioni ndaj serbëve në Kosovë”, ka shtuar tutje Dragisiç.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img