17.2 C
Geneva
Wednesday, October 22, 2025

Vizitë pune në Fachstelle Integration–Rheintal në St. Gallen: Bashkëpunim për integrim të suksesshëm të mërgatës sonë në Zvicër

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet zvicerane në fushën e integrimit, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih realizoi një vizitë pune pranë Fachstelle Integration – Rheintal në kantonin St. Gallen.

Gjatë këtij takimi të frytshëm, përfaqësueset e Fachstelle Integration, znj. Chantale Beusch dhe znj. Ursula Stadlmüller, pritën një delegacion të përbërë nga gra të angazhuara në komunitet: znj. Fatmire Sopa, znj. Liridona Sulejmani, znj. Eda Strazimiri dhe znj. Ariana Baldedaj, të cilat kontribuojnë në fushën e përfaqësimit dhe integrimit të mërgatës shqiptare në Zvicër.

Në fokus të diskutimeve ishin çështje me rëndësi të veçantë për komunitetin tonë, përfshirë rolin e personave kyç në mërgatë, zhvillimin e projekteve kulturore, organizimin e orëve këshilluese të hapura për qytetarët, mbështetjen për gratë, si dhe ngritjen e vetëdijes për parandalimin e dhunës në familje.

Ky takim u shndërrua në një platformë të rëndësishme për shkëmbim përvojash dhe forcim të koordinimit, me synim integrimin sa më të suksesshëm dhe të plotë të komunitetit tonë në shoqërinë zvicerane.

Zotri Vigan Berisha theksoi se Konsullata e Kosovës në Cyrih mbetet e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin me institucionet lokale dhe për të mbështetur çdo nismë që ndihmon integrimin e qytetarëve tanë në Zvicër, duke i ruajtur njëkohësisht lidhjet e forta me kulturën dhe identitetin tonë kombëtar./Alb’swiss TV/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img