-5.7 C
Geneva
Wednesday, February 12, 2025

Vjen edhe reagimi i PDK-së: E shkarkuam deputeten Grainca, Kurti i ofroi para dhe qasje në tenderë

PDK thotë se e shkarkuam deputeten Grainca.

Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca.

Në një deklaratë për media, PDK-ja ka thënë se këtë vendim e mori pasi Grainca “tradhtoi votën e elektoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente”.

Kjo parti po ashtu ka akuzuar atë se ka bërë pazare me kryeministrin Albin Kurti.

“PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe qasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj”.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img