Vjosa Osmani nesër u adresohet deputetëve të Kuvendit

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Presidentja Osmani u adresohet nesër deputetëve të Kuvendit.

Nesër në ora 10:00, presidentja Vjosa Osmani do ta ketë adresimin e saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Zyra për media e Kuvendit njofton se nesër do të ketë seancë plenare dhe seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

“Seanca plenare e Kuvendit, Vendi: Kuvendi i Kosovës Koha: 10:00. Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”, thuhet në komunikatë për media.

Kurse në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet në ora 11:00 në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin 2022.

“1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022”, thuhet në komunikatë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img