Vjosa Osmani nuk ka arritur të marrë 80 vota pro nga deputetët e Kuvendit për tu zgjedhur presidente e vendit.
Në votim kanë marrë pjesë 81 deputetë, kurse 84 janë të pranishëm në sallë.
Vjosa Osmani ka marrë 69 vota pro, ndërsa 12 vota kanë qenë të pavlefshme, që do të thotë me votimin e saj për presidente shkohet në raundin e dytë të votave, raporton ORAinfo.
Në votim nuk kanë marrë pjesë, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj. /ORAinfo/