32.3 C
Geneva
Saturday, June 21, 2025

Votat e diasporës, ja kush po kryeson në Gjilan

- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Votat me postë janë numëruar sot.

Është duke vazhduar numërimi i votave të ardhura nga diaspora, apo të quajtura si votat me postë.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve tashmë janë numëruar edhe votat e diasporës për Komunën e Gjilanit, në zgjedhjet e 17 tetorit.

Nga numërimi i i këtyre votave del që diaspora të këtë përkrahur më shumë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni.

Hyseni ka marrë më së shumti vota, saktësisht 199, transmeton lajmi.net. Ndërsa, kundërkandidati i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri mori vetëm 99 vota.

Duhet përkujtuar që Hyseni dhe Haziri pritet të përballen sërish në balotazh, për të parë se kë do të përkrahin qytetarët e Gjilanit për të udhëhequr komunën e tyre në një mandat 4 vjeçar.

Të Fundit
Postimet më të lexuarat
- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img