Voton Memli Krasniqi: Zgjedhjet lokale janë për qytetarët dhe jo për politikanët

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale.

Krasniqi tha se shpreson që qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje për të zgjedhur kandidatët të cilëve u besojnë më shumë.

I pari i PDK-së tha se beson fuqishëm se zgjedhjet lokale janë për qytetarët dhe jo për politikanët.

“Shpresoj që të gjithë qytetarët do të ushtrojnë të drejtën e tyrë për të zgjedhur kandidatët më të mirë, besoj fuqishëm se zgjedhjet lokale janë për qytetarët dhe jo për politikanët. Shpresoj që do të kemi një ditë të mirë ku demokracia do të jetë fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Krasniqi.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img