Një person është privuar nga jeta sonte në Drenas, ndërsa një tjetër ndodhet në QKUK duke u trajtuar për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë nga arma e zjarrit..
Personat në fjalë janë të gjinisë mashkullore, ndërsa sipas informacioneve te para dyshohet se janë babë e djalë.
Sipas këtij burimit të Expressit dyshohet se personi qe i ka gjuajtur me armë zjarri është fqinjë i tyre.
I njëjti po kërkohet nga policia. Policia ka thënë se lidhur me rastin do të prononcohen pas pak.
Motivet e ngjarjes janë akoma të panjohura.