Vuçiq ironizon me Kurtin: Po e shoh se edhe unë paskam faj për mungesën e rrymës në Kosovë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vuçiq ironizon me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke komentuar raportimet se Serbia është fajtore për krizën energjetike në Kosovë, ka thënë se nuk i ka problem kritikat që i adresohen atij lidhur me këtë çështje.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Novi Pazar, Vuçiq ka thënë me ironi që ka arritur në përfundimin se “ai është fajtor për mungesën e energjisë elektrike në Kosovë”, raporton Kosovo-Online.

“Nuk e kam problem të kritikohem pa marrë parasysh se për çfarë ose nga kush vjen, sepse besoj se në fund rezultatet dhe puna fitojnë gjithmonë”, përfundoi ai.

Ndryshe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media ditë më parë, ka thënë që fajtore për krizën e energjetike është edhe Serbia, e cila sipas saj e ka bllokuar linjën energjetike.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img