7.4 C
Geneva
Thursday, April 25, 2024

VV i kërkon LDK-së garanci për presidentin që të tërhiqen nga Ligji

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se seanca për presidentin do të mbahet sonte në ora 18:00.

E pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët thanë se nuk do të marrin pjesë në seancë pa u tërhequr Ligji, Kusari tha se VV-ja ka hequr dorë dje nga procedura e shpejtë pas votimit në Kuvend.

Ajo ka bërë një lojë fjalësh duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje është tërhiqur nga procedura e përshpejtuar, por nuk ka thënë se është tërhequr nga ligji.

Tutje, Kusari – Lila ka thënë se i ka kërkuar Arben Gashit përgjigje garantuese për pjesëmarrje në seancë nëse do të tërhiqet VV-ja edhe formalisht nga ky ligj, duke e kushtëzuar kështu prezencen ose mosprezencën e LDK-së.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë zhvillimet në skenën politike kosovare deri sonte në ora 18:00.

Në rast se dështon zgjedhja e presidentit sonte, atëherë vendi do të shkojë automatikisht në zgjedhje të parakohshme.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img