fbpx
1.8 C
Geneva
Monday, December 30, 2024

VV publikon letrat që ua nisi PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe komuniteteve

Vetëvendosje publikon letrat që ua nisi PDK’së, LDK’së dhe AAK’së.

Arlind Manxhuka nga Sekretariati për media në Vetëvendosje përmes një shkrimi në facebook, ka publikuar letrat të cilat VV’ja ua ka dërguar partive politike; PDK, LDK dhe AAK.

Manxhuka gjithashtu njoftoi se letër ftese i është dërguar edhe subjekteve të komuniteteve.

“Këto janë letrat që Kryetari Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani kanë nisur në drejtim të subjekteve politike. Po ashtu kjo letër i është dërguar edhe subjekteve politike nga komunitetet”, thuhet në njoftim.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti dhe e propozuara për presidente nga lista e VV’së, Vjosa Osmani, kanë ftuar ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhajn, për një takim të hënën më 15 mars në ora 11:30.

Ndërkohë që një ftesë identik e ngjashme për takim i është dërguar edhe kryetarit të LDK’së i cili do të zgjidhet me 14 mars. Takimi me kryetarin e ri të LDK’së mund të ndodhë më 15 mars në ora 12:30.

Ndërsa me të parin e AAK’së, Ramush Haradinajn, VV’ja planifikon të takohet në ditën e njejtë në ora 13:30.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img