Xhafer Sejdiu – shembull i veprimtarit të mërgatës sonë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Për shumë bashkë atdhetar tanë Shteti helvetik, sikur është bërë atdheu i dytë të cilët punojnë dhe veprojnë ndër vite, duke ndarë jetën me komunitetin vendës dhe të tjerë. Shumë nga ata me punën e tyre, profesionalizmin, përkushtimin dhe ndërgjegjësimin e lartë kanë arritur jo vetëm të bëhen pjesë integrale e shoqërisë ku jetojnë por, shpesh të jenë edhe në krye të shumë detyrave e angazhimeve të ndryshme shoqërore, kulturore e vepruese.

Rrëfimin tonë do ta nisim për një organizim i tillë të suksesshme, e cila është Sindikata “UNIA” me drejtuesin dhe veprimtarin z. Xhafer Sejdiu e shumë të tjerë. Është me interes, ku njëkohësisht ky është edhe mëtimi i këtij shkrimi të mësojmë edhe më shumë për veprimtarin, drejtuesin Xhafer Sejdiu, se nga vjen, kush është ai dhe cila është puna dhe veprimtaria e tij.

Xhaferi është i lindur në fshatin Remnik të Vitisë. Në vendlindje ai ka ndjekur shkollën fillore për tetë vjet, e më pastaj shkollën e mesme katërvjeçare në qytetin fqinjë të Vitisë. Ai është rritur pranë punëtorisë mekanike të gjyshit të tij në vendlindje, ku atje ka mësuar për zanatin e çelës punuesit. Vjen nga një familje e persekutuar ndër vite.

Xhaxhai i tij Selim Sejdiu ishte pushkatuar nga pushtuesi serb në oborrin e shkollës së fshatit në mbrojtje të banorëve dhe mospranimin e okupuesit serb në Luftën e dytë Botërore. Historia e mërgimit të tij fillon në vitet e 90’ ta. Pesë ditë para se ai, duhej të fillonte të shërbente në ushtrinë jugosllave, ai në vitin 1990 largohet nga vendlindja dhe shkon tek prindërit e tij në Zvicër.

Në vitet 1991 deri në 1993, Xhaferit i kishte rastisur të udhëtonte shpesh mes Francës dhe Shqipërisë, atëbotë ishte i angazhuar përkthyes dhe shoqërues i transportit të ndihmave në Caritas. Në Shqipëri ai u njoh edhe me bashkëshorten me të cilën u martuan dhe tashmë janë së bashku në shtetin e Zvicrës.

Nga vitet që jeton dhe vepron në Zvicër, ai është angazhuar vullnetarisht si sindikalist në qytetin e Cyrihut të Zvicrës. Ai është një punëtor i kualifikuar dhe një profesionistë i gjithanshëm i cili në mënyrë të veçantë ka vokacion ta trajtoj njësoj si metalin, drurin dhe gurin dhe zbatimin e tyre në ndërtimtari, arkitekturë e sfera të ndryshme të jetës. Ai fillimisht kur erdhi në Zvicër filloj punën në ndërtimtari në qytetin e Cyrihut, kryesisht si murator dhe më pas u sistemua në një kantier të madh ndërtimi në Spitalin Universitar të Cyrihut.

Puna dhe veprimtaria sindikaliste në shtetin e Zvicrës

Në vitin 2003 Xhafer Sejdiu së bashku me Drita Shabani, Muzli Berisha dhe Naim Krasniqin formuan grupin e parë sindikalist shqiptarë në Zvicër. Pas këtyre katër aktivistëve sot ky grup numëron mbi 20 aktivistë të rregullt dhe aktiv. Xhaferi njihet si themeluesi i grupit të parë shqiptar të organizuar në kuadër të sindikatës “Unia”.

Xhafer Sejdiu për një kohë të gjatë është angazhuar në organet e larta të Sindikatës “UNIA” fillimisht duke qenë anëtar i kryesisë dhe së fundmi kryesues në këtë sindikatë për regjionin e Cyrih – Shaffausenit si dhe delegat i Industrisë së Ndërtimtarisë Profesionale. Që nga themelimi i këtij organizimi Xhaferi ishte ndër aktivistët më aktiv dhe po ashtu bënë pjesë edhe në grupin për migracion të Sindikatës UNIA. Në çdo tubim, grevë, demonstratë apo aksion ku luftohet për të drejtat e punëtorëve, aty është Xhaferi. Falë kërkesës dhe fjalimit të tij bindës, Kongresi i Unia e ka bë temë Marrëveshjen për pensione mes Kosovës dhe Zvicrës.

Ai është figura kryesore e aktivistëve sindikalë nga Cyrihu dhe një simbol dhe shembull për shumë aktivistë sidomos për të rinjtë. Vlen të përmendet fakti që më 5 nëntor 2002: Ai së bashku me 2.000 kolegët e tij të ndërtimit të Sindikatës së Ndërtimtarisë dhe Industrisë, bllokojnë Baregg-tunelin dhe autostradën zvicerane A1, përmes të cilit veprim madhështor, në fund ata arritën të fitojnë të drejtën e pensionimit në moshë të mëhershëm (në pension me 60 vjet. 5 vite më herët nga mosha e paraparë me ligj) për punëtorët e ndërtimtarisë. Ai është një sindikalistë shumë aktiv dhe sindikalizmi për vite me radhë ka formësuar jetën e tij.

Duke qenë një punëtor, veprimtar, një filantrop dhe mbi të gjitha një atdhetar i devotshëm Xhaferi është i nderuar dhe i respektuar për gjithë ata që e njohin dhe kanë pasur rastin ta takojnë. Ai është një mbështetës i interesave të punëtorëve tanë në Zvicër dhe mbështetës i vazhdueshëm i gjitha lëvizjeve përparimtare në Kosovë, Shqipëri e Maqedoninë e Veriut dhe gjithandej nga jetojnë shqiptarët.

Puna dhe kontributi i tij ndër vite për çështjen shqiptare e bëjnë një njeri të nderuar dhe të respektuar ngado. Xhaferi vazhdon të mbajë lartë edhe vlerat më të çmuarat, siç ishte dhe mbetet lufta jonë çlirimtare, mbështetës i shumë aksioneve humanitare, shoqërore, atdhetare dhe çlirimtare. Ndër të tjera ai bënë pjesë aktive edhe në stafin e prointegra.ch, të rrjeteve të diasporës dhe lëvizjeve sociale në Zvicër dhe vendlindje.

Bashkë me të vëllanë e tij Shaipin përherë, edhe sot vazhdojnë që pos punës dhe nismave të çdo veprimtarie kombëtare të ndodhen në ballë të tyre. Ata vazhdimisht duke dhënë kontribut të çmuar për mbarëvajtjen e shumë proceseve në atdheun e tyre, janë bërë shembull i mërgimtarit i cili, punon vepron dhe ndihmon, duke mos harruar asnjëherë gjurmët e prejardhjes dhe atributet për të u bashkuar rreth përparimeve të gjithëmbarshme./albswiss.com/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img