Xhemail Mustafa – Fjala që u bë monument

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ecte lirshëm, duke soditur grunajat dhe kopshtet buzë Llapit.

Para se të fliste, e peshonte fjalën.

Përshëndeste ngrohtë e me zemër.

Fëmijët i përqafonte me plot dashuri.

Nxënësit, me butësi e takt, i merrte në bisedë dhe i testonte se si qëndronin me mësimet.

Me bujqit bisedonte shtruar duke marrë vesh nga ata nëse ishin të kënaqur me frytet që ua kishte sjellë vera.

Fundjavat i kalonte duke shëtitur tek Arat e Plepave dhe duke ia pastruar, së bashku me Ismailin e Xhaferin, ballin  Sarkofagut të Vendenisit.

Kur kthehej në shtëpi, shfletonte dhe lexonte germë më germë “Rilindjen”, të cilës iu bë kurban.

Me axhën Ukë evokonte stuhitë dhe dimrat e egër që kishin goditur Llapin e Gallapin ndër vite.

I bindur se Kosova kishte në ballë të oxhakut një burrë mendjendritur e të urtë, ai ishte bërë dorë e djathtë e tij.

Ishte optimist dhe i sigurt se, me ndihmën e miqve, Kosova do të bëhej e zonja e vetvetes.

Kur bishat siberiane vrisnin e masakronin, Xhema, i shoqëruar vetëm me tymin e cigares, ulur këmbëkryq i qëndronte besnik Ulpianës, themeleve të Dardanisë.

Nuk mbante as brisk në xhep, por me fjalën shpatë godiste në loçkë të zemrës armiqtë.

Varri i tij, te luadhet e Racivirit në Vendenis,i heshtur dhe i pastër, shndrit posi lulëkuqet në agim.

Qoftë i bekuar shpirti i tij dhe kujtimi për të mos u tretë kurrë në zemrat tona !

 

ARIF EJUPI

Gjenevë, 23 Nëntor 2025

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img