“Ilicic i ka thënë po Milanit, por tani diskutohen të tjera aspekte”.
Josip Ilicic është i interesuar për Milanin.
Ky është thashethemi i tregut të transferimeve që po qarkullon ditët e fundit, me sllovenin që nuk po kalon moment shumë të mirë te Atalanta.
Grindjet e vazhdueshme me trajnerin e ekipit të Bergamos, Gasperini, kanë gjeneruar pak pakënaqësi në mjedisin bluzi, kështu që slloveni do të konsideronte idenë e lëvizjes diku tjetër.
Ideja e tij është që në fund të sezonit të provojë një aventurë të re dhe joshja e Milanit i pëlqen jashtë mase. Kjo sepse do të provonte veten në një ekip të madh dhe do të gjente ato stimuj që tani i mungojnë.
Në lidhje me këtë çështje, eksperti i mirënjohur i tregut Gianluca Di Marzio ka sqaruar edhe njëherë situatën:
“Ilicic nuk po kalon shumë mirë me Gasperini dhe lojtari do të dëshironte të shkonte në një klub të madh.
Agjenti i tij po flet me Milanin. Klubi kuqezi përpara se të nisë një operacion të vërtetë dëshiron të kuptojë kushtet e lojtarit dhe sa vlerësohet nga Atalanta”.