Zbulohen letrat që Kurti dhe Osmani ua dërguan partive politike – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Zbulohen letrat që Kurti dhe Osmani ua dërguan partive politike

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka publikuar letrat që Albin Kurti dhe Vjosa Osmani u kanë dërguar partive politike.

Tri letrat që i kanë dërguar janë për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, por kjo letër sipas tij, i është dërguar edhe subjekteve të tjera politike nga komunitetet.

Mirëpo, ajo që bie në sy është se në letrën e PDK-së i janë drejtuar Enver Hoxhajt, në atë të AAK-së, Ramush Haradinajt kurse për LDK-në, nuk kanë emër, por kanë shkruar ‘për kryetarin e LDK-së’.

“Këto janë letrat që Kryetari Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani kanë nisur në drejtim të subjekteve politike. Po ashtu kjo letër i është dërguar edhe subjekteve politike nga komunitetet”, ka shkruar Manxhuka.

Të gjitha letrat e dërguara partive politike përmbajnë tekstin e njëjtë.

“Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit, është shumë me rëndësi që të procedohet tutje me formimin e institucioneve që reflektojnë vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhje, sapo të certifikohen rezultatet përfundimtare nga ana e KQZ-së.

Me qëllim që ky proces i konstituimit të institucioneve të bëhet sa më shpejtë dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit dhe legjislacionin në fuqi, ftoheni për konsultim për hapat e mëtejmë në këtë proces. Propozojmë që takimi të mbahet në formatin 1+1”, thuhet në letrën e Kurti e Osmanit.

Image

Image

Image

Të ngjajshme

Këto janë ish-deputetet që mbetën jashtë Kuvendit

albswiss.com

Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

albswiss.com

Kush ishin kundër-kandidatët e presidentëve ndër vite në Kosovë?

albswiss.com