10.8 C
Geneva
Wednesday, May 7, 2025

Zgjedhjet lokale në disa komuna u pasuan me dorëheqje të kryetarëve të degëve

Zgjedhjet lokale në Kosovë, sollën ndryshime në disa komuna.

Mandati aktual si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, i skadon më 2023.

Mirëpo Lutfi Haziri, do ta përfundojë më herët këtë detyrë, njofton Klan Kosova. Pas takimit me strukturat e degës të shtunën, ai paralajmëroi kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor brenda 90 ditëve.

Ky vendim erdhi pas rezultatit të zgjedhjeve lokale në këtë qytet, ku LDK nuk arriti të fitojë.

Kryetarin e ri veçse në Junik, do të duhet ta zgjedhë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Agron Kuqi, u tërhoq pasi humbi garën për kreun e komunës, derisa tha për Klanin se pasardhësi i tij pritet të caktohet nga strukturat e partisë ose në zgjedhjet e brendshme.

E humbja në Malishevë, bëri që Isni Kilaj i Partisë Demokratike të tërhiqet krejt nga politika.
Rezultatet e garës zgjedhore ishin sebep që Faruk Mujka të jepte dorëheqje që ai e quan morale, nga pozita e kryetarit të Vetëvendosjes në Mitrovicë.
Ani se VV triumfoi në Podujevë, i pari i saj në këtë qytet, Bajram Ajeti dha dorëheqje me arsyetimin se dëshiron të krijojë hapësirë për brezat e rinj.

Në Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale, i shohin si të domosdoshme ndryshimet në strukturat partiake për situatën pas zgjedhore.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img