Ndotja e ajrit “e paparë” e zbuluar në Lozanë
Autoritetet kantonale konstatuan se nivelet “e pashembullta” dhe “shqetësuese” të dioksinave janë zbuluar në kryeqytetin e Vaud. Dioksina është një përbërës shumë toksik i prodhuar si një nënprodukt në disa procese prodhimi në disa fshatra të Lozanës, përcjell albswiss.com.
Jo vetëm kaq, por të dhënat tregojnë gjithashtu se perimetri i zonës së ndotur është shumë më i gjerë nga sa mendohej fillimisht, duke u shtrirë në zonat përreth, nga veriu i qytetit deri në buzë të Liqenit të Gjenevës.
“Kjo situatë është krejtësisht e paparë në Zvicër”, tha Béatrice Métraux, kreu i Departamentit të Mjedisit të Vaud.
Për më shumë detaje rreth kësaj teme mund të lexoni në linkun më poshtë: