11.1 C
Geneva
Friday, October 31, 2025

ZVICËR – Rritje page dhe kartë dhuratë për punonjësit e Migros-it

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në Zvicër, kompania Migros do të rrisë shumën totale të pagave në vitin 2026 me 0.3 deri në 0.4 për qind, dhe përveç kësaj, punonjësit do të marrin një kartë dhuratë me vlerë 300 franga.

Sipas njoftimit të Migros-it zviceran, vendimi është marrë në bashkëpunim me partnerët socialë dhe grupet përfaqësuese të punonjësve. Kjo rritje e pagave është më e lartë se inflacioni i pritshëm për vitin 2025, që pritet të jetë 0.2 për qind.

“Në këtë mënyrë, punonjësit e grupit Migros përfitojnë për të katërtin vit radhazi nga një rritje reale e pagës, duke forcuar fuqinë e tyre blerëse — gjë që është veçanërisht e rëndësishme në kohë me kosto të lartë të jetesës”, thuhet në njoftim.

Në vitin 2025, Migros kishte bërë një rritje page prej 1 deri në 1.3 për qind.

Fokus te vlerësimi i performancës individuale

Brenda kufijve kombëtarë të përcaktuar për pagat, rritjet konkrete do të vendosen nga kompanitë e ndryshme të Migros-it në bashkëpunim me komisionet lokale të personelit.

Theksi do të vihet te vlerësimi dhe shpërblimi i performancës individuale.

Këto rregullime vlejnë për të gjitha ndërmarrjet që janë nën Marrëveshjen Kombëtare të Punës (L-GAV).

Dhuratë për 100-vjetorin e Migros-it

Në vitin 2025, Migros feston 100-vjetorin e themelimit. Me këtë rast, të gjithë punonjësit në Zvicër do të marrin një kartë dhuratë Migros, transmeton 20min.ch.

Vlera e kartës varet nga pjesa e punësimit (puna me kohë të plotë ose të pjesshme).

Punonjësit me një pjesëmarrje prej të paktën 50 për qind do të marrin një kartë me vlerë 300 franga, dhe në total Migros do të ndajë rreth 20 milionë franga për këtë qëllim.

Kompania thotë se me këtë dhuratë dëshiron të shprehë mirënjohje (“Merci”) për angazhimin e jashtëzakonshëm që punonjësit japin çdo ditë për Migros-in, transmeton 20min.ch.

Përgaditi: D.H ( Foto ilustrim ora24tv )

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img