Kërkohet më shumë pagë, respekt dhe solidaritet
«Tani është radha jonë!» – Ky është slogani i demonstratës ndërprofesionale dhe të decentralizuar më 30 tetor 2021. Grumbullimet do të bëhen në Cyrih, Olten, Bernë, Gjenevë edhe Belinzona. Kështu ne do të paraqitemi me kërkesat tona për solidaritet në të njëjtën kohë nëpër rrugët e shumë qyteteve. Së bashku me ju!
Nga Artan Islamaj
Një vit e gjysmë që kaloi ishin tejet sfiduese. Para së gjithash për të gjithë ata. Të cilët nuk kishin mundësi të kryenin punën nga shtëpia (Home office) dhe të merrnin pagat e tyre të rregullta.
Puna nën kushte të rënda
Punëtor*et në ndërtimtari, në zejtari dhe në industri gjatë pandemisë ishin të detyruar të punonin pandërprerë e nën kushtet më të vështira. Në gastronomi në rend dite ishin shkurtimet e konsiderueshme të pagave – shumë veta humbën edhe vendet e tyre të punës. Jo më pak të prekura janë profesionet shërbyese:
Punëtor*et e kujdesit, e shitjes, e logjistikës dhe pastrimit gjatë kohë së krizës së koronës, të konsideruara si esenciale dhe «me rëndësi relevante për sistemin», por pagat në këta sektorë janë mesatarisht ende shumë të ulëta, edhe ngase në tendencë më shumë ushtrohen nga gratë.
Ndokush tani mund të mendojë se kërkesat për kushte më korrekte pune dhe paga më të larta në rrethanat e COVID-19 janë të pavend. Por nëse shikohen dividendët e vitit 2020,
kompanitë zvicerane u kanë paguar aksion*eve të tyre rreth 42 miliardë dollarë. Para ka. Mirëpo ato ndahen pa korrektësi! Kjo nuk është befasuese, pasi që ne me qindra vjet kemi
ndarje të qartë të klasave. Sidoqoftë, duhet të theksohet se pandemia nuk është një «barazues», por vetëm ka nxjerrë në dritë mospërputhjen brenda shoqërisë dhe gjithashtu e ka promovuar pabarazinë në mënyrë efektive. E gjitha kjo mbi supet e
punëtor*eve!
Ne kërkojmë!
Andaj, me 30 tetor ne themi «Tani është radha jonë!» dhe ne kemi kërkesa:
- Njohje e vërtetë e përpjekjeve të bëra nga punonjësit gjatë pandemisë me më shumë paga (të paktën 4000 franga × 13) dhe rritje pagash për të gjithë.
- Më shumë respekt për gratë që punojnë në shitje dhe në përkujdesje me futjen e marrëveshjeve kolektive të punës me detyrim të përgjithshëm.
- Vende të sigurta pune si dhe kantiere të pastra dhe të organizuara mirë në ndërtimtari dhe zejtari. Nevojitet më shumë kohë dhe është koha që presioni i afateve gjithnjë e më
të ngushta të merr fund! - Reduktim stresi përmes planifikimit të qëndrueshëm, pa punë me thirrje afatshkurtër, reduktim të orarit të punës në vend të reduktimit të personelit; jo çrregullimit të orarit të hapjes në shitje apo për shërbimet tjera.
- Jo rritjes së moshën e pensionit për gratë! Parlamenti dëshiron të rrisë moshën e pensionit të AHV/AVS në 65 vjeç për gratë, edhe pse diskriminimi i pagave edhe më tej ka shënuar rritje. Kjo sjellje është mosmirënjohëse për gratë që punuan nëvijat e para gjatë krizës.
Eja edhe Ti me ne, të dalim në rrugë për të demonstruar për shqetësimet tua. Merr me vete miqtë tu, kolegët e punës dhe bashkëmendimtarët. Secili/a kontribuon me pjesëmarrje! Secili/a votë numërohet!
Unia merr përsipër kostot e transportit për secilin pjesëmarrës dhe organizon shujtën. Këtu mund të gjesh të gjitha informacionet në lidhje me demonstratën dhe gjithashtu mund
të regjistrohesh në tek regjioni yt: www.solidaritaet.unia.ch/demo





