28 profesionist shëndetësorë të vdekur dhe mbi 3 mijë të infektuar që nga fillimi i pandemisë në Kosovë – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

28 profesionist shëndetësorë të vdekur dhe mbi 3 mijë të infektuar që nga fillimi i pandemisë në Kosovë

28-profesionist-shendetesore-te-vdekur-dhe-mbi-3-mije-te-infektuar-qe-nga-fillimi-i-pandemise-ne-kosove

Pandemia nuk kuresu as mjekë e infermierë.

Për një vit rresht, brenda një dita qindra pacientë me covid-19 i trajtuan vetëm në një klinikë. Shërimi i të tjerët ishte dhe mbetet qëllimi kryesor i mjekëve në këtë luftë që po vazhdon.

Punëtorët shëndetësor nuk shpëtuan pa u prekur nga pandemia Covid-19. Që nga 13 marsi i vitit të kaluar deri tani, u infektun 1 mijë e 400 mjekë me covid-19, ku 18 prej tyre kanë humbur jeten si pasojë e infektimit me Covid-19.

Ndërsa, janë rreth 1 mijë e 650 infermierë që janë prekur me Covid 19, ku 10 prej tyre kanë vdekur, raporton Lajmi.net.

Të gjithë punëtorët shëndetësor janë përballur me vështirësi të ndryshe përgjatë këtij viti në luftë me pandeminë.

Në një përgjigje për lajmi.net, Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se vështirësitë më të mëdha ishin në fillim të kësaj pandemie.

“Në fillim vështirësite kryesore me të cilat janë perballë kolegët tonë kanë qenë pikëpyetjet e shumta rreth visrusit, protokolet terapeutike si dhe mungesat e shumta në mjete mbrojtese dhe aparaturë adekuate. Tani koleget tonë janë duke u përballur me lodhjen fizike dhe psiqike”, kanë thënë nga OMK.

Ndërkaq, edhe infermierët vazhdojnë të ketë barrë të madhe në luftimin e Covid-19.

Vështirësi janë paraqitur edhe në punën e infermierëve në gjithë territorin e Kosovës.

“Sa i përket vështirësive, ato janë të shumëta. Në fillim të pandemisë problem ishte qasja dhe frika në raport me një virus shumë të panjohur. Pastaj, mungesa e kushteve shpeshherē më elementare për punë, kufizonte mundësitë për trajtimin më të mirë mjekësor ndaj pacientëve. Po ashtu, numri i vogël i stafit infermieror në raport me kërkesat për shërbime, sidomos në klinikat ku trajtohen pacientët me Covid ishte problem në vete. Pastaj rrezikshmerija ishte e lartë nga infektimi kurse stimulimi për Infermierët që kanë rrezikuar edhe shëndetin e tyre dhe të familjarëve të tyre, ka qenë minimal”, thuhet në përgjigjen e Odës së Inerfierëve të Kosovës për lajmi.net.

Ndërkaq, lajmi.net ka realizuar dokumentarin “Mes jetës dhe vdekjes, goditja e fuqishme trazuese që s’po merr fund”, ku ka përmbledhur një vit pandemic në Kosovës, përmes rrëfimeve të veçanta nga personazhe të sferave të ndryshme, që në ndonjë formë u përballën me virusin Covid-19

Të ngjajshme

5 pacientë me koronavirus në intensivë

albswiss.com

Edhe sot kolona të gjata në kufi me Shqipërinë

albswiss.com

Palmer thotë se marrëveshja duhet të jetë e pranueshme për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë

albswiss.com