Grabitje në Prishtinë, personi i dyshuar arrestohet nga policia

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një grabitje ka ndodhur sot në kryeqytet.

Sot rreth orës 04:00, ka ndodhur një vjedhje grabitqare në një dyqan, në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e zyrtarëve të stacionit policor Qendra, në vendin e ngjarjes, derisa ka qenë në konfrontim fizik me zyrtarin e sigurimit (të një kompanie private) .

Personit të dyshuar A.G. mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Turqisë, i janë gjetur dhe sekuestruar:

– stoli ari dhe bizhuteri,

– një thikë

– një kaçavidë etj.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img