Konsullata e Kosovës në Gjenevë mbyllet për palë më 5 qershor për shkak të organizimit të zgjedhjeve

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë ka njoftuar bashkatdhetarët se të premten, më 5 qershor 2026, nuk do të ofrojë shërbime të rregullta konsullore për shkak të angazhimeve në organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj dite Konsullata do të jetë e mbyllur për pranimin e palëve dhe kryerjen e procedurave të zakonshme konsullore.

Megjithatë, autoritetet konsullore bëjnë të ditur se do të vazhdojë të ofrohet një shërbim i kufizuar, konkretisht tërheqja e dokumenteve personale që tashmë kanë arritur në Konsullatë.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre, duke kërkuar që planifikimet për shërbime konsullore të bëhen duke pasur parasysh këtë ndryshim të përkohshëm në orarin e punës./Alb’swiss TV/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img