Ledioni dhe Genta kishin miqësi të ngushtë, shokët publikojnë pamje prekëse

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Dy të rinj gjeten vdekjen nga një sulm i ndodhur në Gllogjan.

Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, janë dy nxënësit që humbën jetën në mënyrë tragjike në autobusin e sulmuar me kallashnikov të premten në mbrëmje.

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale dëshmojnë për një miqësi të mirë mes Ledionit dhe Gentianës. Të dy u varrosën me një ceremoni të përbashkët sot në varrezat e fshatit, ku morën pjesë qindra persona.

Dy të rinj plot energji, siç i përshkruajnë shokët e të afërmit, gjë që e reflektonin edhe në videot e postuara në TikTok.

Miqtë e tyre të klasës kanë përmbledhur disa nga momentet e tyre më të bukura sëbashku.

Ngjarja në fshatin Gllogjan të Deçanit tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa autori vazhdon të mbetet në arrati

Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për secilin qytetar që jep informacione për autorin e vrasjes së trefishtë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img