Djegia e autobusit në Fushë Kosovë, policia jep detaje

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një autobus është përfshirë nga flakët në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka konfirmuar djegien e autobusit në një parking në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 17:30, në zonën industriale në Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka thënë për Express, se nuk është raportuar për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë edhe zjarrfikësit.

“Rreth orës 17:30, është raportuar se në zonën industriale në Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Borovci.

Sot në një parking në Fushë Kosovë është djegur një autobus i kompanisë “Arditi Tours”.

Një nga përfaqësuesit e kompanisë ka konfirmuar për Express, se autobusi i djegur i përket kësaj kompanie.

Ai tha se nuk ka të lënduar nga ky incident dhe se brenda autobusit nuk ka qenë askush.

Sipas tij, shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

“Po është i kompanisë. Nuk e dimë njëherë shkaktarin se pse ka ndodhur. Brenda nuk ka qenë askush dhe nuk ka të lënduar”, ka thënë një nga përfaqësuesit e kësaj kompanie.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img