Përhapet gripi sezonal, përcillet me ethe, temperaturë, kollitje e djersitje

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gripi sezonal i cili është përhapur ditëve të fundit ka bërë që deri në 300 persona të kërkojnë trajtim brenda një dite vetëm në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Sipas profesionistëve shëndetësorë, simptomat e këtij gripi janë; ethe, temperaturë, kollitje e djersitje.

Ata thonë se ky grip më së shumti po i prekë fëmijët.

Për simptomat e gripit aktual në vend flasin edhe prindërit e fëmijëve të cilët si pasojë e gripit po u duhet të ua ndërpresin vijimin e mësimit fëmijëve të tyre.

“Kollitje temperaturë e plogështi’, tha një nënë për RTK’në.

“Fyti ka kohë që i është bllokuar”, tha një tjetër prind.

Simptoma të njëjta po u paraqiten edhe të rriturve.

Profesionistët shëndetësorë preferojnë që për gripin sezonal qytetarët të vaksinohen, të marrin vitamina dhe ushqime të shëndetshme si dhe të konsumojnë fruta e perime.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img