Dëmet e luftës, për të dhjetën herë dorëzohet padi në Kushtetuese

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Për të dhjetën herë dorëzojnë dokumente në Kushtetuese për dëmet e luftës

Organizata joqeveritare “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese dosje për të dhjetën herë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme të Kosovës, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.

Drejtori ekzekutiv i kësaj organizate, Jahir Bejta, ka bërë thirrje që të kompensohen dëmet morale dhe materiale për ata që kanë pësuar nga lufta e fundit në Kosovë.

“Për herë të dhjetë i dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese dosjet për vlerësimin e kushtetutshmërisë të aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës e cila sikurse gjykatat e rregullta është duke i hedhur paditë në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën dhe me konventat ndërkombëtare”,ka thënë Bejta, njofton Klankosova.tv.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img