67 pacientë u pranuan vetëm ditën e djeshme në spitalin e Pejës.
Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit në këtë spital janë realizuar 615 vizita specialistike, ndërsa janë pranuar 67 pacientë.
Sipas këtij spitali, 258 pacientë janë aktualisht të shtrirë në spital.
Nga spitali i Pejës po ashtu kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar edhe 4 mijë e 771 analiza dhe 9 operacione.
Njoftimi i plotë:
Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:
615 Vizita Specialistike;
67 Pranime;
258 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;
3 Lindje, 1 djalë dhe 2 vajza;
9 Operacione;
33 Hemodializa;
Analiza: 359 pacientë që kanë bërë 4,771 analiza;
Shërbime Radiologjike: 115 Rëntgen, 28 Ultra zëra, 13 CT-ja dhe 5 Mamograf;
54 procedura fizioterapie;





