SHBA i kanë dalë në ndihmë Ukrainës.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka thënë se qëndron me Ukrainën, e cila është në pritje të një sulmi nga Rusia.
SHBA-ja ka paralajmëruar se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën, ndërsa tashmë ka shtuar numrin e forcave ushtarake pranë kufirit dhe ka rreshtuar shumë automjete ushtarake, gati për luftë.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë qëndron me Ukrainën”, shkruan sot Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Twitter të shtunën, ka treguar se cili është pozicioni i Kosovës rreth konfliktit që mund të ndodhë në mes të Ukrainës dhe Rusisë.
Kosova tashmë ka bërë të qartë se qëndron me Ukrainën, kundër trashëgimtares së Bashkimit Sovjetik — Rusisë.
“Republika e Kosovës qëndron me Ukrainën”, ka shkruar Osmani, duke shpërndar një “tweet” të MPJ-së së Ukrainës, ku tregohet se si forcat ruse janë mbledhur rreth kufijve.





