Ramush Haradinaj kërkon nga Kurti ta heqë bllokadën në kufi për hyrjen me tri vaksina

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Haradinaj kërkon nga Kurti ta heqë bllokadën në kufi për hyrjen me tri vaksina.

Vendimi për hyrjen në Republikën e Kosovës me tri vaksina kundër COVID-19, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të gabim të rëndë të Qeverisë.

Përmes një postimi në rrjetin social, ai tha se këtë masë nuk e ka apliku asnjëri nga shtetet fqinje dhe kërkoi nga kryeministri Albin Kurti, ta heqë këtë bllokadë.

Postimi i plotë:

Vendim arbitrar e i dëmshëm ndalimi në kufi i qytetarëve që nuk i kanë tri vaksina. Me këtë vendim bllokohen kryesisht shqiptarët. Këtë masë nuk e ka apliku asnjëri nga shtetet fqinje.

Ky është gabim i rëndë i qeverisë, që nuk mund të arsyetohet me asgjë.

Prandaj hiqe bllokadën Kryeministër.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img