Besnik Tahiri i AAK-së del nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit: Do të jetë një javë e ngjeshur

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Tahiri del nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit: Do të jetë një javë e ngjeshur.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka dalë i pari nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dhe është ndalur të flasë para mediat për javën e ngjeshur që tha se na pret me seanca parlamentare.

Tahiri njoftoi se sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme lidhur me propozimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Ndërsa edhe ditëve pasuese deputetët do të mblidhen në Kuvend për seacna të tjera.

“Do të jetë një javë e ngjeshur me seanca parlamentare, duke filluar nga sot me një seancë të jashtëzakonshme ku do të debatojmë për energjinë, temën më të rëndësishme për momentin për qytetarët e Kosovës. Pastaj do të ketë vazhdim të pikave të rendit të ditës të mërkurën dhe pastaj do të jetë edhe një seancë tjetër të enjten, e thirrur nga opozita, e nënshkruar nga LDK-ja për menaxhimin e pandemisë”, tha ai.

Tahiri tha se presin reflektim nga qeveria lidhur me shtrenjtimin e rrymës. Sipas tij, shtrenjtimi i energjisë elektrike do të ndikonte edhe në rritjen e çmimeve të tjera.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img