“Si me lypë prej qorrit sy”, deputeti i VV-së kërkon falje për deklaratën e tij

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Deputeti i VV-së kërkon falje për deklaratën “si me lypë prej qorrit sy”.

Në debatin që u zhvillua në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, rreth propozimit për shtrenjtim të energjisë elektrike, deputeti i VV’së, Dimal Basha, ka përdorur një shprehje krahasuese me të verbërit, për të kritikuar opozitën, raporton Express

Basha tha se të kërkosh ide nga partitë opozitare për të dalë nga kriza e energjisë elektrike, është “si me i lypë qorrit sy”.

Kjo deklaratë e tij, është shoqëruar me kritika të shumta, prandaj Basha ka kërkuar falje publike.

Deklaratën e bërë në Kuvendin e Kosovës, deputeti e ka quajtur “lapsus”.

Reagimi i tij i plotë:

Sapo kuptova për reagimin ndaj një lapsusi në fjalimin tim sot.

Ka qenë lapsus lingua e momentit. Pajtoj që është absolutisht e gabueshme dhe prandaj kërkoj falje publike, edhe pse qëllimi im nuk ka qenë ofendimi ndaj askujt

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img