Ky është viti kur ishin regjistruar temperaturat më të ulëta në Kosovë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Viti kur ishte regjistruar temperatura më e ulët në Kosovë.

Prishtina Weather ka njoftuar se mëngjesin e sotëm, në Aeroportin e Prishtinës është regjistruar temperatura -18 gradë Celsius. Por, para 36 vjetësh, temperatura në Prishtinë ishte regjistruar -27.2C, raporton Express

Sipas Prishtina Weather, më 13 janar të vitit 1985 temperaturat në Prishtinë kishin zbritur deri në -27.2 gradë Celsius, ndërsa më 26 janar të vitit 2000, në Aeroportin e Prishtinës ishte regjistruar temperatura -29.2 gradë Celsius.

“Sado këto temperatura të regjistruara në vendin tonë të jenë të ulëta, duhet cekur se temperatura më e ulët në Prishtinë është regjistruar më 13 janar të vitit 1985 me -27.2C, e në aeroportin e Prishtinës -29.2C më 26 janar të vitit 2000. Herën e fundit temperatura minimale edhe deri në -24C u regjistruan para pesë vitesh në janarin e vitit 2017”, ka bërë të ditur Prishtina Weather.

Hera e fundit që në vend janë shënuar temperatura minimale është janari i vitit 2017, ku temperaturat kishin shkuar deri në -24 gradë Celsius.

Prishtina Weather ka njoftuar se mot i acartë mbetet edhe në ditët e ardhshme, mirëpo që temperaturat gradualisht fillojnë të rriten, me maksimale edhe në vlera pozitive.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img