Besa Gaxherri i kundërpërgjigjet Ramabajes që tha se “Elmi Reçica e kontrollon LDK’në”

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Elmi Reçica e kontrollon LDK’në”, reagon Besa Gaxherri.

Besa Gaxherri e LDK’së ka reaguar ndaj deklaratave të Sadri Ramabajës, i cili tha se një pjesë e LDK’së udhëhiqet nga Elmi Reçica. Komentet Gaxherri i bëri në emisionin Pressing në T7.

“LDK e ka zgjedh tash një lider të ri siç është z.Abdixhiku me përbërjen e Kuvendit të vjetër, kijeni parasysh, sepse nuk është votuar nëpër degë, por këta delegatë që e kanë zgjedhur ish-kryetarin, po të njëjtit e kanë zgjedh me dy e më shumë kandidatë Abdixhikun kryetar. Asnjë parti politike në Kosovë nuk i ka bërë këto veprime hala”, tha Gaxherri.

“E kush mundet me marrë tash të drejtën me thanë se Lumiri është njëfarë derivati i VV’së, pastaj një pjesë tjetër e LDK’së derivat i PDK’së e s’po di çka. Këto pollavra nuk shiten”, shtoi ajo.

“Nëse mendoni se LDK e bën pozitën e njëjtë me opozitën e Kurtit, keni me u zhgënjyer”, tha Gaxherri.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img