Lajçak: Jemi dakorduar për nevojën e përshpejtimit të punës për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar lidhur me vizitën në Kosovë.
Gjatë ditës së sotme Lajçak bashkë me përfaqësuesin special të SHBA-ve, Gabriel Escobar kanë takuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
E pas këtij takimi është vetë Lajçak i cili ka theksuar një prej temave të cilat janë diskutuar.
Lajçak tha se në këtë takim është rëndë dakord për nevojën e përshpejtimit të punës për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, shkruan lajmi.
“Në Kosovë, së bashku me Escobar kam takuar Vjosa Osmanin dhe ndër të tjera kemi rënë dakord për nevojën e përshpejtimit të punës për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”, deklaroi Lajçak.
E pas takimeve që patën me Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti, Lajçak dhe Escobar kanë deklaruar se vizita e sotme është dëshmi se SHBA dhe BE vazhdojnë të punojnë së bashku për arritjet e Kosovës dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.
E çështja e personave të zhdukur vazhdon të jetë një ndër çështjet kryesore për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kërkesa për trajtimin e kësaj teme me prioritet vazhdimisht është përcjellur edhe në drejtim të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, të cilët kanë deklaruar se një kërkesë të tillë e kanë bërë edhe më të zëshme tek përfaqësuesit dhe bashkëpunëtorët e BE-së dhe SHBA-ve.





