Ministri Aliu: Po bëhet realitet linja hekurudhore Prishtinë – Durrës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Aliu: Po bëhet realitet linja hekurudhore Prishtinë – Durrës.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se projekti preliminar i dizajnit për linjën hekurudhore Prishtinë – Durrës, tashmë po bëhet realitet.

Ai bëri të ditur se janë tek drejtoria e përgjithshme e hekurudhave në Durrës për të diskutuar për hapat e mëtejmë.

“Jemi tek drejtoria e përgjithshme e hekurudhave në Durrës për të diskutuar për hapat e mëtejmë të linjës hekurudhore që do t’i bashkojë ekonomitë tona dhe do t’i fuqizojë mundësitë për zhvillim ekonomik, si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë”, ka shkruar Aliu, transmeton Klankosova.

Kujtojmë se ky projekt është nënshkruar gjatë mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img