Pas takimeve me opozitën, Lajçak thyen ‘heshtjen’: Tregon çfarë pajtueshmërie u arrit

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Lajçak thyen “heshtjen” pas takimeve me opozitën: Tregon çfarë pajtueshmërie u arrit.

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për takimet që ka pasur sot në Kosovë me krerët opozitarë të PDK-së, LDK-së e AAK-së.

Me anë të një postimi, Lajçak ka thënë se ka dëgjuar me kënaqësi mirëkuptimin që ata kanë për rëndësinë e dialogut si dhe mbështetjen që ata i japin këtij procesi, shkruan lajmi.net.

“Sot, Gabriel Escobar dhe unë u takuam me partitë politike opozitare në Kosovë. Me kënaqësi dëgjova mirëkuptimin e tyre për rëndësinë dhe mbështetjen për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ai.

Në këto takime, Lajçak ishte i shoqëruar edhe nga i dërguari i presidentit Biden për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Ndryshe, para se të takoheshin me opozitën, Escobar e Lajçak kanë pasur takime edhe me krerët e shtetit teksa pas vizitës në Kosovë ata do të vazhdojnë për takime edhe në Serbi.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img