Reagon Behgjet Pacolli: Arrestimi i Dardan Molliqajt i padrejtë, lajm i keq për demokracinë kosovare

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pacolli: Arrestimi i Molliqajt i padrejtë, lajm i keq për demokracinë kosovare.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas arrestimit të kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj, para studios së një televizioni.

“Arrestimi sonte i Dardan Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm për shtetin demokratik që kemi ndërtuar deri tash. Arrestime të tilla nuk shihen në demokraci. Ky është lajm i keq për demokracinë kosovare”, ka shkruar Pacolli, njofton Klan Kosova.

Ai tha se solidarizohet gjithmonë me Policinë e Kosovës, por jo edhe me “politizimin e saj”.

“Unë jam i bindur se po të kishte ftesë Mollqaj, vetë do të lajmërohej aty ku do të ftohej”.

Ky arrestim vjen pasi Molliqaj, në protestën e 29 janarit, e goditi me shuplakë një pjesëtar të Policisë së Kosovës.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img