16.2 C
Geneva
Friday, October 10, 2025

Viktimat në Montreux anëtarë të së  njëjtës  familje

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Katër persona që sot në mëngjes gjetën vdekjen në Montreux, ishin  anëtarë të së njëjtës  familje: babai (40), nëna (41), vajza e tyre (8) dhe motra binjake e bashkëshortes, kurse djali (15) i familjes, u hospitalizua në gjendje të rëndë. 

Siç transmeton  Le Matin, policia kantonale nën drejtimin e prokurorit të Vaud  Lindor, Karim Ben Amor,  ka njoftuar se sipas hetimeve të para, dy xhandarë shkuan në një apartament në rue du Casino për të ekzekutuar një urdhër për sjellje të lëshuar nga prefektura. Mandati kishte të bënte me babain, një francez 40-vjeçar, banues në këtë banesë. Xhandarët trokitën në derë dhe dëgjuan një zë që i pyeste se kush ishte aty. Pasi u deklaruan, xhandarët nuk dëgjuan më zhurmë në banesë. Në pamundësi për të kontaktuar me personat e mundshëm, ata u larguan. 

Nuk mund të vërtetohet, nëse shkaku i kësaj tragjedie ishte shkuarja e xhandarëve për të kërkuar babanë e familjes./albswiss.com/

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img