Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas protestës së qytetarëve serbë në Mitrovicë dhe Graçanicë, u është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një mesazh në gjuhën serbe, duke kërkuar nga ata që të ruajnë qetësinë dhe të besojnë më shumë në Qeverinë e Kosovës.
Ai ka thënë se angazhohet për drejtësi dhe të drejtën për të gjithë.
“Ju falënderohem qytetarëve për mënyrën paqësore të të protestuarit. Në shoqërinë demokratike dhe shtetin ligjor njerëzit duhet të jenë të lirë që të shprehin publikisht mendimet dhe qëndrimet e tyre. Por, më duhet të them, do të ishte më e besueshme po që se do të protestonim, p.sh për drejtësinë sociale, zhvillimin më të shpejtë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar. Ju lutem që të mos ndikoheni nga regjimi autoritar në Beograd” tha ndër tjerash Kurti.