Natën ndërmjet të shtunës, më 26 mars dhe të dielës, më 27 mars 2022, pritet kalimi nga ora dimërore në atë verore. Pra, ora do të lëvizë para, nga ora 2:00, në 3:00.
Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit: ndërmjet të shtunës 29 dhe të dielës 30 tetor 2022, ku akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore.