11.2 C
Geneva
Saturday, October 18, 2025

Një pjesë e profesionistëve shëndetësorë kërkon paga më të mira

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësorë janë të pakënaqur dhe po kërkojnë pagesa më të larta. 

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka paralajmëruar grevë më 5 prill, para objektit të Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre, nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kërkesat e Sindikatës janë koeficienti i pagave të jetë 7.1 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor, bazuar në tabelaren e koeficientëve, e cila u publikua së fundi, respektivisht 70% e pagës së mjekut, ashtu siç ishte dhe është deri më sot.

“Kërkesa tjera janë rritja e menjëherëshme e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18 € në 36 €, pagesa e punës shtesë, respektivisht orët shtesë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, të paguhet menjëherë rrezikshmëria në punë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, të paguhet menjëherë puna gjatë vikendeve për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, ashtu siç u paguhet mjekëve”, thuhet në komunikatë.

Më tutje Sindikata qartëson se Këshilli Grevist ka për detyrë që gjatë kohës së grevës të bashkëpunojë me Shërbimin Spitalor Universitar të Losovëa dhe me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të siguruar minimumin e procesit të punës, në mënyrë që të mos vihet në pikëpyetje  jeta dhe shëndeti i qytetarëve.

 

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img