OKB: 2.8 mln ukrainas janë larguar nga vendi, rreth 13 mln të tjerë  të  bllokuar në zona lufte

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Më shumë s 3.8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, thotë OKB. Ndërsa 6.5 milionë të tjerë janë të zhvendosur brenda vendit, shkruan Sky News.

Gjithashtu bën me dije se rreth 13 milionë ukrainas janë bllokuar në zona luftimi dhe nuk mund të largohen.

Rreth 160,000 prej tyre janë në qytetin jugor të Mariupolit, sipas kryebashkiakut të tij, Vadym Boichenko.  Ai ka bërë thirrje për një evakuim të plotë.

Mariupol, i cili ka qenë një objektiv kyç për forcat ruse për shkak të vendndodhjes së tij strategjike, ka qenë i rrethuar pothuajse që nga fillimi i pushtimit.

Ukraina thotë se të gjitha ndërtesat e saj janë dëmtuar nga bombardimet ruse, duke përfshirë një maternitet dhe një teatër ku ishin strehuar qindra civilë.

 

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img