Xherdan Shaqiri: “Ndeshje speciale po, por dua të fitoj”

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Drejtuesi zviceran i lojës, Xherdan Shaqiri,  do të përballet, të martën në Cyrih, me Kosovën, vendin e tij të origjinës. Por, ai nuk bën asnjë paqartësi për fanellën që do ta mbrojë.

Për shkak të rrethanave dhe historisë së fundit, kjo ndeshje nuk është si të tjerat. Zvicra ka përjetuar përballje  të tjera, sidomos kur sfidoi Shqipërinë në Euro 2016, por kjo kundër Kosovës është edhe më e fortë. Dy vendet, dy kombet kanë një histori që i lidh (Zvicra ishte një nga shtetet e para që e njohu Kosovën, në vitin 2008) dhe futbollistët që i mishërojnë ato përmes dy kombëtareve.

Në mënyrë të pashmangshme, takimi i së martës,  do të manifestojë këto lidhje.  Asociacioni Zviceran i Futbollit ka vënë në dispozicion 20,800 bileta dhe që të gjitha janë shitur. Por, zgjedhja e Cyrihut mbetet e rëndësishme, duke pasur parasysh komunitetin e madh me origjinë kosovare që banon në rajon. Nga natyra, do të jetë një lojë paksa e ndryshme. “Por një ndeshje shumë miqësore”, ka përsëritur, disa here, sot,  Xherdan Shaqiri në një konferencë për media.

Drejtuesi zviceran i lojës, Shaqiri, ka siguruar se do të dijë të lërë mënjanë emocionet.  “Është një lojë e mrekullueshme për të gjithë, ka edhe disa lojtarë kosovarë që janë rritur në Zvicër, kanë luajtur për Zvicrën. Personalisht po përgatitem si për çdo takim tjetër. Unë kam luajtur më parë kësi lloj lojërash. Do të jetë emocionale po, por unë dua të fitoj. Jam shumë mirë me këtë: do të fokusohem vetëm në fushë, me objektivin kryesor që të bëj një paraqitje të mirë”, ka thënë Shaqiri.

Edhe Murat Yakin, trajner i Kombëtares së Zvicrës, e ka pohuar se para takimit do të ketë shumë emocione. Por, sipas tij, sapo gjyqtari të fishkëllojë, do ta dinë se ka një kundërshtar përpara dhe do ta dinë se për kë do të luajnë.  “Sigurisht që për Xherdanin, si për Granitin (Xhakën) dhe Andin (Zeqirin), do të ketë shumë emocione para takimit. Por, sapo gjyqtari të fishkëllojë, ata do ta dinë se ka një kundërshtar përpara dhe do ta dinë se për kë luajnë. Ata do të duan të fitojnë këtë ndeshje, ata janë mjaft profesionistë për këtë. Mos u shqetësoni për paqartësitë që mund të sugjerojnë zërat e përzier”, është shprehur Yakin. /Le Matin/

 

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img