Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimin e Lwvizjes Vetwvendosje (LVV), për uljen e shpenzimeve të deputetëve të Kosovës.
Sipas shefes së deputetëve të LVV-së , Mimoza Kusari-Lila, shpenzimet për deputetët janë paraparë pavarësisht nëse ata udhëtojnë me vetura apo autobusë. “Kemi shkurtu shpenzimet ditore të deputetëve, shpenzimet e udhëtimit, për të cilat kemi vendosur një tavan të shpenzimeve dhe në këtë rast do të ulen 50% të shpenzimeve që janë paguar deri më tani”, tha ajo.
Kusari-Lila, ka thënë, në RTV Dukagjini, se kjo parti ka filluar këto diskutime qysh në nëntor për këtë problem dhe sipas saj, ky propozim nuk lidhet me publikimin e shpenzimeve të deputetëve. Ajo është shprehur se në LVV ka pasur diskutime të larmishme me uljen e shpenzimeve të deputetëve por që sipas saj në pyetje ka qenë edhe përgatitja e Ligjit të pagave.
Sipas deputetes Kusari-Lila, me bërjen publike të shpenzimeve të deputetëve, LVV ka intensifikuar përpjekjet për të ulur shpenzimet e deputetëve. “LVV edhe në legjislaturat e mëhershme ka bërë propozime për uljen e shpenzimeve të deputetëve por që nuk janë marrë parasysh”, tha ajo, përcjell Telegrafi.





